Të tjera detaje janë bërë publike lidhur me plagosjen e një vajze 24-vjeçare nga babai i saj.
Prindërit e vajzës së plagosur ishin të divorcuar prej vitesh, ndërsa babai jetonte në Itali dhe së fundmi kishte tentuar të ribashkohej me familjen. Dyshohet se vajza nuk ka pranuar të bashkohej me të atin dhe as ta lejonte atë të hynte në banesë.






