nga Elisa Kocaqi
Në një realitet ku dita nis dhe mbyllet mes orareve, përgjegjësive dhe lodhjes mendore, fundjava nuk duhet trajtuar si kohë boshe, por si domosdoshmëri për mirëqenien tonë. Për mua, ajo ka kuptim vetëm nëse kalohet në natyrë, larg zhurmës së qytetit dhe ritmit të sforcuar të përditshmërisë.
Shkëputja nga puna nuk do të thotë arratisje nga përgjegjësitë, por një pushim i ndershëm për të rifituar ekuilibrin. Natyra dhe deti janë format më të pastra të terapisë që kemi , pa kosto, pa orar, pa presion.
Një fundjavë pa ajër të pastër, pa gjelbërim apo pa zhurmën e dallgëve, për mua është një fundjavë e humbur. Qëndrimi i vazhdueshëm në qytet sjell lodhje, trishtim dhe mungesë energjie. Ndërsa një udhëtim i shkurtër larg tij, edhe për pak orë, mjafton për të rikthyer qetësinë dhe frymëzimin.
Prandaj, fundjavat në natyrë nuk janë privilegj. Janë një nevojë njerëzore, që na ndihmon të jetojmë më të qetë, më të shëndetshëm dhe më të vetëdijshëm







