Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, po përjeton një humbje të rëndë familjare, pasi ka ndërruar jetë bashkëshorti i saj, Ladi Ndoja.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë deputetja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka dedikuar fjalë prekëse njeriut të saj të zemrës.
“U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën”, shkruan Hoti në mesazhin e saj lamtumirës.
Mesazhi i deputetes ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa miq, kolegë dhe qytetarë kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin me të dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë.







