Screenshot

Opinion – Elisa Kocaqi

“Unë isha burrë i martuar.
Ajo ishte gocë beqare.
Unë kisha halle mbi supe.
Ok, unë do ndahesha nga gruaja nesër.
Po ajo?
Asaj do t’i thonin që kishte shkuar me një 50-vjeçar.”

Këto fjalë nuk janë thjesht një rrëfim personal. Janë një tentativë për të zhvendosur barrën morale nga një burrë i rritur tek një vajzë e re, duke e lënë atë përballë gjykimit publik, ndërsa ai përpiqet të justifikojë veten.

Një burrë i pjekur nuk duhet dhe nuk mund të shprehet kështu për një vajzë me të cilën ka pasur afërsi dhe që publikisht e ka quajtur “si bijën e tij”. Mes fjalëve dhe sjelljes ekziston një kontradiktë e fortë, e dukshme për këdo që ka ndjekur situatën. Asgjë në reagimet e tij nuk ka reflektuar një marrëdhënie baba–bijë.

Fjalët e rënda dhe gjykimi publik nuk e dëmtojnë vajzën, por zbulojnë karakterin e burrit që i thotë. Kur një burrë zgjedh të mbrojë imazhin e tij duke hedhur hije mbi një vajzë më të re, kjo nuk është pjekuri apo forcë, por frikë dhe burracakëri.

Ajo nuk humbet asgjë. Është e re, ka jetën përpara dhe të drejtën të krijojë çdo lidhje që dëshiron. Ndërsa ai, pas këtyre fjalëve, mbetet vetëm me peshën e tyre. Sepse në fund, fjalët nuk harrohen dhe tregojnë më shumë për atë që i thotë sesa për atë që i përjeton.