Temperaturat e larta të verës rrisin nevojën e organizmit për hidratim dhe energji. Specialistët rekomandojnë konsumimin e frutave të stinës, pasi ato përmbajnë sasi të larta uji, vitamina dhe minerale që ndihmojnë trupin të përballojë vapën.

Shalqiri, pjepri, pjeshkët dhe kajsitë janë ndër frutat më të preferuara gjatë kësaj periudhe, duke ndihmuar në hidratimin e organizmit dhe forcimin e sistemit imunitar.

Ekspertët këshillojnë që frutat të jenë pjesë e përditshme e ushqyerjes, veçanërisht në ditët me temperatura të larta.