Në komentet poshtë videove të saj, mijëra përdorues shprehin admirimin e tyre për pamjen e saj, madje duke folur për një “prani hyjnore”.
Rasti i Nia Noir, një influencuese që e prezanton veten si “vajza më e bukur në botë”, ka shkaktuar reagime të forta në mediat sociale, duke mbledhur miliona shikime dhe pëlqime, kryesisht në TikTok. Megjithatë, pas imazhit joshës, duket se fshihet diçka ndryshe nga ajo që shumë përdorues e perceptojnë fillimisht: është një krijim i inteligjencës artificiale.
Nia Noir ka afërsisht 2.6 milionë ndjekës në TikTok, me profilin e saj me mbishkrimin “Vetëm një vajzë me një anë të errët”. Megjithatë, në Instagram, prania e saj është reduktuar ndjeshëm, me pak mbi 5,000 ndjekës dhe një përshkrim të ngjashëm. Ajo gjithashtu drejton një llogari në Telegram, përmes së cilës ofron përmbajtje të bazuar në abonim.







