Një aksident rrugor me pasojë vetëm dëme materiale ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier–Seman, në afërsi të Shkollës Bujqësore.
Gjatë një tentative për parakalim, një automjet tip “Opel” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Drejtuesi i mjetit ka arritur të shpëtojë pa lëndime serioze.






