Luana Vjollca do të jetë pjesë e një paneli ekskluziv me titull “From Vision to Brand”, që do të mbahet më 30 janar në Grand Atrium të Dubai Mall, nga ora 14:00 deri në 14:45. Paneli do të fokusohet në transformimin e ideve kreative në modë dhe bukuri në brende të strukturuara dhe të suksesshme.
E njohur si një ikonë televizive, Luana do të flasë për rolin e saj si themeluese dhe drejtuese e brendit personal LULU, duke ndarë përvojën e saj nga bota e performancës drejt sipërmarrjes dhe strategjisë së biznesit në një treg konkurrues.






