Screenshot

Në një bisedë të zhvilluar pasditen e sotme me banorët, Miri ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë me partneren e tij gjermane.

Ai tregon se hera e parë që janë takuar ka qenë në një dasmë, ku të dy ishin të ftuar. Pikërisht atë ditë nisën edhe kontaktet e para, duke shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin.

Meqë një ditë pas dasmës partnerja e tij do të kthehej në Gjermani, Miri — atëherë 32 vjeç — shpjegon se mënyra e vetme për të mbajtur gjallë lidhjen e tyre ishte komunikimi në distancë: herë përmes Messenger-it, e herë përmes telefonatave që ajo i bënte në telefonin e shtëpisë.