Të martën pritet që vendi të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të favorshme.
Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa në zonat veriore mund të shfaqen vranësira të lehta dhe kalimtare gjatë orëve të mesditës. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me drejtim nga jugperëndimi në veriperëndim, me shpejtësi rreth 5 m/s.
Deti Adriatik dhe ai Jon do të jenë relativisht të qetë, me valëzim të ulët, të forcës 1 deri në 2 ballë.






