Screenshot

Tensionet janë përshkallëzuar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e policisë.

Situata është tensionuar në disa momente, ndërsa protestuesit kanë tentuar të afrohen drejt godinës së Kryeministrisë dhe efektivët kanë ndërhyrë për të mbajtur të kontrolluar turmën.

Përplasjet kanë krijuar momente kaosi në zonën përreth, ndërsa vijon grumbullimi i protestuesve dhe prania e shtuar e forcave të rendit.

Ende nuk dihet nëse ka persona të shoqëruar apo të lënduar nga përplasjet.