Pak ditë më parë, Blero i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar në martesë dashurinë me partneren, Eronita. Pas publikimeve të pamjeve nga dasma e tij, ka nisur një valë komentesh në rrjetet sociale.

E duket se këngëtari i njohur ka vendosur që të reagojë publikisht për këto komente. Në mesin e urimeve, nuk munguan as komentet ironike dhe skeptike, duke qenë se kjo është martesa e tretë për artistin.

Rrjeti u mbush me komente të tipit: “Uroj të jetë torta e fundit”, “Si nuk përton të martohesh”, apo “Nuk paska punë tjetër veç të martohet e të ndahet”, duke e kthyer jetën personale të këngëtarit në temë diskutimi për disa ditë në rrjetet sociale.