Një hetim i gjerë nga autoritetet turke kundër drogës ka çuar në disa urdhër-arreste ndaj personave të njohur, mes tyre edhe aktorja Hande Erçel.
Sipas mediave turke, policia ka kryer operacione të njëkohshme në 16 adresa në Stamboll, duke arrestuar 14 persona që janë dërguar në paraburgim.
Hetimi lidhet me akuza si prodhim dhe trafikim narkotikësh, përdorim dhe posedim, si edhe nxitje dhe ndërmjetësim prostitucioni. Ndër emrat e përfshirë përmenden Fikret Orman, Hakan Sabancı, Kerim Sabancı, Burak Elmas, Didem Soydan dhe Güzide Duran.





