♈ Dashi
Një periudhë me energji të fortë po vjen për ty. Do ndihesh më i/e vendosur dhe do marrësh një vendim që e ke shtyrë prej kohësh. Kujdes me nervat dhe fjalët e nxituara. Në dashuri, dikush mund të të surprizojë.
♉ Demi
Po hyn në një fazë më të qetë emocionalisht. Financat kërkojnë kujdes, por një mundësi e mirë pune apo bashkëpunimi mund të hapet papritur. Zemra jote ka nevojë për qetësi, jo drama.
♊ Binjakët
Komunikimi do jetë arma jote më e fortë. Një mesazh, telefonatë apo takim mund të ndryshojë humorin tënd. Ke nevojë të largosh njerëzit që të lodhin mendërisht.
♋ Gaforrja
Do mendosh shumë për familjen dhe të kaluarën. Një person që të ka munguar mund të rikthehet në jetën tënde. Mos e mbaj gjithë barrën vetëm mbi vete.
♌ Luani
Vëmendja do jetë mbi ty dhe kjo të pëlqen. Mund të marrësh një lajm të mirë në punë ose rrjete sociale. Kujdes nga xhelozia e njerëzve përreth.
♍ Virgjëresha
Po lodhesh duke menduar për çdo detaj. Universi të kërkon të lësh pak kontrollin dhe të jetosh më lirshëm. Një njohje e re mund të sjellë ndjenja të bukura.
♎ Peshorja
Do kërkosh ekuilibër mes zemrës dhe mendjes. Dikush pret një përgjigje prej teje. Financat përmirësohen gradualisht, por mos shpenzo për të impresionuar të tjerët.
♏ Akrepi
Intuita jote nuk gabon këto ditë. Diçka që e ndjeje prej kohësh do dalë e vërtetë. Në dashuri, ose do afroheni shumë… ose do largoheni përfundimisht.
♐ Shigjetari
Ke nevojë për ndryshim, lëvizje dhe njerëz të rinj. Një udhëtim apo plan spontan mund të të sjellë energji të re. Mos i merr gjërat me nxitim.
♑ Bricjapi
Po mendon shumë për të ardhmen dhe stabilitetin. Një mundësi ekonomike mund të vijë nga dikush që nuk e pret. Zemra jote ka nevojë të hapet pak më shumë.
♒ Ujori
Do ndihesh ndryshe nga të tjerët, por pikërisht kjo të bën unik/e. Dikush mund të të kërkojë sërish pasi kupton vlerën tënde. Mos u kthe aty ku ke vuajtur.
♓ Peshqit
Emocionet do jenë shumë të forta këto ditë. Një ëndërr apo intuitë mund të të japë një shenjë. Kujdes me njerëzit që premtojnë shumë e bëjnë pak.




