Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, prej disa ditësh ndodhet në Dubai, ku ka marrë pjesë në disa evente dhe panele të rëndësishme ndërkombëtare.

Prezenca e saj dhe paraqitja elegante në Festivalin e Modës në Dubai Mall kanë tërhequr vëmendjen e mediave të njohura në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gazeta prestigjioze Khaleej Times i ka kushtuar një artikull të veçantë pjesëmarrjes së saj, duke e cilësuar Luanën si një superyll që e ktheu Festivalin e Modës në Dubai Mall në një moment që duhej parë patjetër.

Në shkrim flitet gjithashtu për markën e veshjeve të themeluar nga vetë moderatorja, e cila që nga momenti i lançimit është pritur shumë mirë nga publiku. Marka ka fituar pëlqimin e vajzave shqiptare dhe ndërkombëtare, duke u vlerësuar për stilin modern, elegancën dhe mesazhin e vetëbesimit që përcjell.

Ky vlerësim nga një prej mediave më të rëndësishme në rajon shënon një tjetër sukses ndërkombëtar për Luana Vjollcën.