Vjeshta nuk do të thotë domosdoshmërisht fundi i luleve. Edhe pse temperaturat ulen dhe natyra nis të ndryshojë ngjyrat, disa lule vazhdojnë të lulëzojnë dhe i japin kopshteve e ballkoneve gjallëri.
Krizantemat, ciklamenet, vjollcat dhe disa varietete trëndafilash janë ndër lulet që mund të sjellin ngjyra edhe gjatë muajve të freskët. Me kujdesin e duhur, ato mund të qëndrojnë të bukura për javë të tëra.
Në një stinë që shpesh lidhet me rënien e gjetheve, këto lule sjellin një tjetër mesazh: natyra nuk ndalet së lulëzuari, ajo thjesht ndryshon mënyrën e saj.





