Moda nuk është më vetëm çështje veshjeje, por një mënyrë për të treguar identitetin dhe karakterin personal. Stilistët theksojnë se këtë sezon po rikthehen kombinimet elegante, ngjyrat natyrale dhe veshjet që ofrojnë rehati pa humbur finesën.

Nga pasarelat ndërkombëtare deri te rrugët e qyteteve shqiptare, vihet re një prirje drejt stilit të thjeshtë, por me detaje që bien në sy. Aksesorët minimalistë, kostumet moderne dhe veshjet me prerje klasike po fitjnë gjithnjë e më shumë terren mes të rinjve dhe të rriturve.

Ekspertët e modës theksojnë se trendi më i rëndësishëm i vitit mbetet vetëbesimi: të veshësh atë që të bën të ndihesh mirë dhe të shprehësh veten pa ndjekur verbërisht çdo trend.

“Moda kalon, por stili mbetet,” është mesazhi që po shoqëron sezonin e ri, ku individualiteti dhe eleganca po ecin krah për krah.