Mijëra turistë kanë mbetur të izoluar në Lapland, në veri të Finlandës, pasi të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Kittilas janë anuluar për të tretën ditë radhazi për shkak të të ftohtit ekstrem .

Temperaturat kanë zbritur deri në –39 gradë Celsius, duke e bërë të pamundur zhvillimin e operacioneve bazë në aeroport, si shkrirja e akullit në avionë, furnizimi me karburant dhe përdorimi i mjeteve tokësore. Si pasojë, janë anuluar fluturime drejt disa qyteteve të mëdha europiane, përfshirë Londrën, Mançesterin, Parisin dhe Amsterdamin.