Historia që po trajtohet sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, ka të bëjë me rastin e 3 fëmijëve të mitur, të cilët u gjetën të mbyllur në banesën e tyre në Durrës, të vetëm dhe të uritur.

Nëna ka treguar detaje nga jeta e saj në studion e emisionit ku tha se kishte pasur një çështje gjyqësore të hapur në Shqipëri, pasi kishte pasur një martesë për letra, në këmbim të përfitimit financiar për fëmijën e saj, pasi ai vuan nga epilepsia. Ajo u denoncua publikisht nga ish-vjehrra e saj, me të cilën pati një përballje live, duke e kundërshtuar dhe duke drejtuar gishtin se e gjithë kjo shfaqje u inskenua nga ajo.

Por nga ana tjetër, ish-vjehrra tregoi se fëmijët, kur janë mbajtur dhe kanë qëndruar në ambientet e saj, nuk kanë qenë kurrë kështu në këtë gjendje. Nena e 3 fëmijëve tha se nuk do të hiqte dorë nga fëmijët e saj.