Me rritjen e temperaturave, specialistët rekomandojnë konsumimin e ushqimeve të lehta dhe të pasura me ujë. Frutat si shalqiri, pjepri, pjeshkët dhe qershitë janë ideale për të mbajtur trupin të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.
Po ashtu, sallatat me perime të freskëta, kastravecat, domatet dhe specat janë zgjedhje të shkëlqyera për një regjim të shëndetshëm veror. Peshku, kosi dhe ushqimet e pasura me proteina të lehta ndihmojnë në ruajtjen e energjisë pa rënduar organizmin.
Ekspertët këshillojnë shmangien e ushqimeve shumë të yndyrshme dhe konsumimin sa më të madh të ujit për të përballuar temperaturat e larta të sezonit







