Shqipëria do të vijojë edhe sot të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave shumë të larta, tipike për kulmin e sezonit veror.
Pjesa më e madhe e territorit pritet të dominohet nga dielli, ndërsa gjatë orëve të mesditës mund të ketë vetëm vranësira të pakta kalimtare.
Dita më e nxehtë pritet të jetë në Elbasan dhe Berat, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 41°C. Në Shkodër dhe Gjirokastër termometri do të shënojë deri në 40°C, ndërsa në Tiranë, Fier dhe Lezhë temperaturat do të ngjiten në 39°C.
Autoritetet këshillojnë qytetarët të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.







