Aksident i rëndë këtë të hënë në aksin Librazhd–Elbasan. Rreth orës 14:50, dy automjete u përplasën, ku si pasojë humbi jetën një 33-vjeçar kinez, drejtues i njërit mjet.
Nga aksidenti u plagosën edhe drejtuesi tjetër, 26 vjeç, si dhe tre pasagjerë, të cilët janë dërguar në spital.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave







