Sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëron një ndryshim të shpejtë të motit në Shqipëri. Temperaturat pritet të rriten ndjeshëm gjatë ditëve në vijim, duke sjellë një ndjesi të hershme vere.

Java ka nisur e butë, me rreth 24°C, por nga e marta dhe në vijim pritet rritje graduale, ndërsa kulmi i të nxehtit do të arrihet në fundjavë. Sipas saj, fundjava që lamë pas do të jetë më e freskëta për një periudhë të gjatë.