Mua më pëlqen shumë të pi kafe në mëngjes, sepse më duket si ai momenti kur dita fillon vetëm për mua. Aroma e saj më jep qetësi, motivim dhe një ndjesi sikur gjithçka mund të nisë bukur. Është si një dritë e butë që hyn nga dritarja dhe të zgjon jo vetëm trupin, por edhe mendimet.
Ndërsa kafja e pasdites ka tjetër emocion. Ajo nuk më jep vetëm energji, por më shoqëron në ato minuta reflektimi, lodhjeje të ëmbël apo bisedash të qeta. Në mëngjes kafja më shtyn përpara, kurse pasdite më kujton të ndalem pak dhe ta shijoj ritmin e ditës.
Në fund, besoj se çdo filxhan kafeje ka humorin e vet. Një të jep forcë për të nisur ëndrrat, tjetri të fal pak qetësi për t’i kuptuar më mirë ato.
— Elisa Kocaqi, gazetare







