Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në Elbasan, pranë Urës së Lizës. Sipas policisë, një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri në kushte të rënduara psikologjike.
Forcat e rendit dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave. Hetimet vijojnë, ndërsa paraprakisht nuk dyshohet për përfshirjen e personave të tjerë.







