Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të fshatit Oshtimë, në aksin e vjetër të rrugës së Vlorës, ku një person ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Ford Focus” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të saj. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit, një 34-vjeçar, ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Menjëherë në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë aksident fatal.







