Të shtunën vendi pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Vranësirat do të dominojnë gjatë pjesës më të madhe të ditës, ndërsa reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të mëngjesit.
Herë pas here reshjet do të jenë të pranishme në të gjithë territorin, kryesisht me intensitet të ulët dhe afatshkurtra. Në zona të izoluara, kryesisht në relievet kodrinore dhe malore, nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të breshërit.
Gjatë orëve të pasdites reshjet do të fillojnë të dobësohen gradualisht, ndërsa mbrëmja pritet të sjellë përmirësim të motit.
Era do të fryjë nga jugu dhe jugperëndimi me intensitet mesatar, ndërsa në zonat bregdetare pritet të ketë herë pas here forcim të saj.
Në det pritet dallgëzim i moderuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit.







