Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga mot relativisht i paqëndrueshëm. Parashikohen alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa reshje shiu me intensitet të ulët do të nisin në juglindje që në orët e para të ditës.
Gjatë mesditës dhe pasdites reshjet do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit, me mundësi për shtrëngata afatshkurtra në zona të veçanta.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 14 m/s përgjatë bregdetit, ndërsa deti pritet të ketë valëzim 1-3 ballë.







