Për shumë njerëz, dita nis me një filxhan kafe, por koha kur e konsumoni mund të ndikojë në energjinë dhe mirëqenien tuaj.

Sipas specialistëve, nuk rekomandohet që kafeja të pihet menjëherë sapo zgjoheni. Trupi prodhon natyrshëm hormone që ju mbajnë zgjuar në orët e para të mëngjesit, ndaj një kafe e hershme mund të mos ketë efektin e dëshiruar.

Ora ideale për shumicën e njerëzve konsiderohet mes 09:30 dhe 11:30, kur niveli i energjisë fillon të bjerë dhe organizmi e shfrytëzon më mirë kafeinën.

Ndërkohë, konsumimi i kafes pasdite vonë ose në mbrëmje mund të ndikojë në cilësinë e gjumit, veçanërisht tek personat më të ndjeshëm ndaj kafeinës.

Ekspertët këshillojnë gjithashtu që kafeja të shoqërohet me ujë dhe të mos konsumohet me stomak bosh nëse ju shkakton shqetësime ose fryrje.