Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, ka folur së fundmi në një intervistë për jetën e tij familjare, dy fëmijët dhe veçanërisht për djalin e tij, Gabrielin, i cili vuan nga një çrregullim si pasojë e një virusi të marrë kur ishte vetëm 11 ditësh.

Kledi ndau fillimisht kujtimet e bukura nga ardhja në jetë e vajzës së tij, Lea, e lindur në Romë.