Një 45-vjeçare kineze është proceduar penalisht, pasi tentoi të largohej nga Shqipëria me një shumë prej 61 755 euro dhe 10 000 dollarë pa i deklaruar sipas ligjit. Policia e Tiranës thotë se rasti u zbulua si rezultat i kontrolleve doganore në Rinas.
Shuma e parave u sekuestrua, ndërsa materialet iu referuan prokurorise, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. W., 45 vjeçe, me shtetësi kineze.






