Në ditën e shtunë, parashikohet një mot relativisht i paqëndrueshëm. Pjesa e parë e ditës do të ketë alternime kthjellimesh në ultësirën perëndimore, ndërsa më vonë do të ketë vranësira mesatare deri të dendura.

Vranësirat do të sjellin reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht në jug dhe pjesërisht në qendër të vendit. Pasditen, reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.

Në zonat malore, sidomos në Alpe, reshjet do të jenë të dëndura dhe me intensitet të ulët, në formë bore.

Era do të fryjë nga verilindja në jugperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare jugperëndimore dhe në zonat luginore, ku mund të arrijë deri në 14 m/s.