Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në përbërjen e Këshillit Drejtues të Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pas lëvizjeve të fundit në kabinetin qeveritar.
Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të qeverisë me propozim të kryeministrit Edi Rama.
Pas largimit nga detyra të ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, ajo është zëvendësuar edhe në këtë institucion. Në vend të saj është emëruar Albana Koçiu, aktualisht zëvendëskryeministre.
Ndryshime janë bërë edhe në një tjetër pikë të vendimit, ku ish-zëvendësministrja e Arsimit Ana Kapaj është zëvendësuar nga zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani.







