Një ditë pas aksidentit tragjik të ndodhur në Tiranë, policia ka arrestuar drejtuesin e autobotit të UKT-së, i cili përplasi për vdekje një grua 72-vjeçare që lëvizte me motor elektrik.
Shoferi, 52 vjeç, u ndalua nga specialistët e qarkullimit rrugor pasi automjeti që ai drejtonte u përfshi në aksidentin fatal. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku e moshuara humbi jetën në vend.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, “u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 52 vjeç, pasi një ditë më parë, mjeti që ai drejtonte u përfshi në një aksident rrugor që shkaktoi vdekjen e shtetases A. B., 72 vjeçe, e cila po lëvizte me motomjet elektrik.”







