15 persona janë arrestuar nga policia pas protestës së dhunshme të Partia Demokratike e Shqipërisë, ndërsa 9 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Mes të shoqëruarve kanë qenë edhe 5 të mitur, të cilët janë lënë të lirë më pas.
Sipas policisë, në flagrancë janë arrestuar shtetasit: O. K., 43 vjeç; M. J., 53 vjeç; S. D., 48 vjeçe; E. H., 22 vjeç; A. M., 50 vjeç; A. K., 55 vjeç; A. K., 58 vjeç; K. T., 34 vjeç; F. D., 34 vjeç; H. D., 36 vjeç; Xh. T., 40 vjeç; Xh. K., 30 vjeç; E. T., 21 vjeç; I. Xh., 33 vjeç; dhe L. G., 19 vjeç.
Po ashtu, ka nisur procedimi penal për shtetasit K. M., E. H., L. M., si dhe për 5 të mitur.
Në hetim është vënë edhe deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Klevis Balliu, i dyshuar për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturve në kryerjen e veprave penale”.






