Sipas studimeve të fundit, çiftet që nuk postojnë momentet e tyre private në rrjetet sociale duket se kanë më pak stres dhe konflikte në marrëdhënie. Ekspertët thonë se ndarja e vazhdueshme e jetës private mund të krijojë presion, krahasime dhe pritshmëri të tepruara, që ndikojnë negativisht në lidhje.

Psikologët shpjegojnë se çiftet që e ruajnë privatësinë e tyre, kanë më shumë mundësi të fokusohen tek komunikimi personal, respekti dhe përvojat reale së bashku, pa ndërhyrjen e vlerësimeve publike. Një studim i publikuar kohët e fundit zbuloi se çiftet “offline” kishin nivele më të larta lumturie dhe kënaqësie nga marrëdhënia.

Ekspertët sugjerojnë që ndonjëherë të vendosësh kufij në rrjetet sociale mund të jetë një mënyrë për të mbajtur dashurinë dhe intimitetin të gjallë dhe të fortë.