Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, pa reshje në asnjë zonë. Qielli pritet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Temperaturat do të jenë tipike për këtë periudhë. Në bregdet do të luhaten nga 7°C në mëngjes deri në 16°C në mesditë. Në zonat e ulëta priten vlera nga 4°C deri në 17°C, ndërsa në zonat malore temperaturat do të variojnë nga 1°C në orët e para të ditës deri në rreth 13°C gjatë ditës.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete në natyrë.