Një aksident tragjik është regjistruar gjatë orëve të natës në autostradën Vlorë–Fier, në afërsi të fshatit Novoselë. Si pasojë e përplasjes, një i ri 24-vjeçar ka humbur jetën në vend.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa një tjetër person është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.






