Ka nisur seanca gjyqësore në themel ndaj Erjon Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë.

Sipas raportimeve, Veliaj nuk është paraqitur personalisht në sallë, por ka depozituar një deklaratë ku shprehet se do të përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili është i pranishëm në seancë.

Në mungesë janë gjithashtu Ajola Xoxa dhe ish-deputetja Klotilda Bushka, ndërsa përfaqësohen nga mbrojtësit e tyre. Nga të pandehurit, i pranishëm në sallë është Elman Abule.

Po ashtu mungon ish-polici Fatjon Baci, si dhe avokati i tij, Artan Simoni. Në këto kushte, gjykata u ka kërkuar prokurorëve qëndrimin e tyre mbi mënyrën se si duhet të vijojë gjykimi, duke qenë se një prej të pandehurve nuk përfaqësohet as nga avokat.

Gjatë seancës, avokati Sokol Hazizaj ka kërkuar nga gjykata veçimin e çështjes për klientin e tij, të pandehurin Fatmir Bektashi.

Aktualisht, gjykata po vijon me verifikimin e pranisë së të gjitha palëve, për të përcaktuar nëse mund të procedohet me zhvillimin e mëtejshëm të gjykimit.