Një përplasje e rëndë mes dy automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Mjekësit, pranë një servisi. Si pasojë e goditjes, drejtuesi i njërit prej mjeteve ka ndërruar jetë në vend.
Shoferi tjetër është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të sqaruar shkaqet e aksidentit.







