Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në zonën e Ujit të Ftohtë, përgjatë shëtitores së Lungomares. Në aksident është përfshirë një automjet i cili ka dalë nga rruga dhe ka goditur palmat.
Mjet ka përfunduar në trotuar. Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë, e cila ka bërë që drejtuesja e mjetit të humbasë kontrollin.






