Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Tiranë–Durrës, pranë zonës së QTU-së, ku një autobus është përmbysur për arsye që ende nuk janë bërë të ditura.
Sipas informacionit paraprak, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa disa pasagjerë kanë mbetur të bllokuar brenda mjetit pas aksidentit.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia, të cilët po punojnë për nxjerrjen e të bllokuarve dhe për t’u dhënë ndihmën e parë të lënduarve.
Rrethanat e aksidentit janë ende nën hetim.






