Screenshot

Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës, duke ngritur pikëpyetje për drejtimin që, sipas tij, ka marrë sot forca kryesore opozitare.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Balla shprehet: “Si është e mundur që një parti që lindi nga idealet e Dhjetorit ’90, të përfundojë me ideal djegien e kazanëve?!”

Sipas tij, aktet e djegies së objekteve në rrugë dhe përshkallëzimi i protestës nuk pasqyrojnë frymën e Dhjetorit 1990, periudhë nga e cila u themelua Partia Demokratike e Shqipërisë. Balla thekson se pluralizmi politik në vend u ndërtua mbi parime demokratike dhe jo mbi akte dhune apo tensione në rrugë.