Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik që prej ditës së djeshme, ku e reja Blerina Basha dyshohet se ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur në një banesë në Durrës. Ngjarja u denoncua nga ish-vjehrra e Blerinës, e cila publikoi pamje nga shtëpia ku tre fëmijët jetonin dhe që sipas saj, ishin infektuar me zgjebe.

Të ftuara në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ish-vjehrra e Blerinës u ballafaqua me ish-nusen e saj.

Ish-vjehrra e saj pretendon se kur është kthyer nga Italia për të takuar nipërit e saj, është përballur në banesë me një situatë të rëndë, ku ka gjetur nëpër shtëpi rroba, bidona dhe fëmijët në kushte të papërshtatshme jetese.