Shkencëtarët kanë zbuluar se dhimbja emocionale që vjen nga ndarja nga një person i dashur aktivizon të njëjtat zona të trurit si dhimbja fizike. Hulumtimet tregojnë se truri reagojnë ndaj humbjes emocionale duke çliruar kimikate që krijojnë ndjesinë e dhimbjes në mënyrë të ngjashme me një goditje ose lëndim trupor.
Ekspertët shpjegojnë se kjo është një mekanizëm i evolucionit: dhimbja emocionale na motivon të ruajmë lidhjet shoqërore dhe të shmangim humbjet që mund të kërcënojnë mbijetesën tonë sociale. Kjo është arsyeja pse ndarja, refuzimi apo humbja e dikujt që duam mund të duket “si dhimbje trupore” – truri dhe zemra na dërgojnë të njëjtin sinjal alarmi.
Psikologët këshillojnë mënyra për të menaxhuar këtë dhimbje: shprehja e ndjenjave, mbështetja nga miqtë, aktiviteti fizik dhe kohë për vetë-reflektim janë çelësi për t’u rikuperuar.






