Ministria e Arsimit ka vendosur të dyfishojë pagesën për mësuesit dhe bashkëpunëtorët që angazhohen në programet pas mësimit, nga 500 në 1000 lekë për orë.

Nisma lidhet me programin “pas shkolle”, që u jep nxënësve mundësinë të qëndrojnë në shkollë për detyra dhe aktivitete edukative. Përveç mësuesve aktivë, përfshihen edhe mësues në pension dhe profesionistë nga fusha të ndryshme.

Vendimi synon të rrisë përfshirjen dhe të ofrojë një shpërblim më të drejtë për kontributin në këto programe.