Fermerët nuk kanë nevojë për kamera dhe intervista, por për ndihmë konkrete.
Pas përmbytjeve, shumë toka mbeten të pashfrytëzueshme, prodhimet shkatërrohen dhe mjetet e punës dëmtohen. Fermerët humbin të ardhurat e vetme që kanë. Shpesh nuk ka dëmshpërblim, ose ndihma vonohet dhe nuk mjafton për të rifilluar punën.
Ajo që u duhet është mbështetje e vazhdueshme: investime për mbrojtjen e tokës, sigurim për prodhimet, subvencione të drejta dhe treg i sigurt për shitjen e produkteve. Pa këto, fermerët mbeten vetëm përballë çdo fatkeqësie.







