Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe vranësira që do të vijnë në shtim gjatë ditës, duke bërë që në mbrëmje të mbizotërojë mot i vranët.
Reshjet e shiut pritet të nisin që në orët e para të mëngjesit në zonat veriore, me intensitet të ulët. Pas mesditës, dhe veçanërisht gjatë pasdites, reshjet do të përhapen në pjesën më të madhe të territorit, kryesisht me intensitet të dobët.
Në mbrëmje, përgjatë zonave bregdetare dhe ultësirës perëndimore, reshjet do të marrin intensitet deri mesatar, duke u shoqëruar herë pas here me shtrëngata afatshkurtra.







