Hailey Bieber ka reaguar publikisht për të hedhur poshtë zërat se ajo kishte ripostuar një video të një fansi në TikTok, ku aludohej për “abuzim” në martesën e saj me Justin Bieber dhe ku ai etiketohej si “i varur”.

Përmes një postimi në Instagram Stories, themeluesja e Rhode u shpreh qartë se nuk ka ripostuar asnjë video që komentonte marrëdhënien e saj. “E di që ju që jetoni në internet jeni shumë të mërzitur, por unë nuk kam ripostuar asnjë video që flet për marrëdhënien time,” shkroi ajo.