Moti për ditën e sotme do të mbetet kryesisht i qetë.
Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga diell dhe kthjellime, ndërsa në disa zona mund të shfaqen vranësira të shpërndara.
Temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë, duke luhatur nga 4°C në mëngjes deri në 15°C në mesditë.
Era do të fryjë e lehtë nga verilindja me një shpejtësi rreth 5 km/h, ndërsa në det do të krijojë dallgëzim të ulët, rreth 1-2 ballë.






